Kulturë

“Coming Home Again” për dhimbjen, ushqimin dhe dashurinë

“Coming Home Again”, një film prekës i xhiruar brenda katër mureve, që ndërlidh ngushtë ushqimin dhe familjen, është përshtatje mjeshtërore prej Wayne Wang, e esesë së shpërblyer të Chang-rae Lee, botuar në “New Yorker” më 1995, në të cilin ai ka treguar përvojën e tij për kujdesin ndaj nënës së sëmurë me kancer dhe gatimit të ushqimeve të saj të preferuara koreane.

Wang, filmbërës me filma të zhanreve të ndryshme, ku përfshihen si “The Joy Luck Club”, ashtu edhe “Maid in Manhattan” dhe “Last Holiday”, në filmin e tij të ri është tejet i vëmendshëm ndaj detajeve, shkruan sot Koha Ditore.

Por, njëjtë si edhe në filmat e tjerë të tij, ai është i përpiktë në përimtësimin kulturor të rrëfimit të një familjeje aziatiko-amerikane, që jeton në San Fransisco dhe që përballet me një krizë të madhe jetësore.

Wang nuk është i huaj në shtjellimin e përvojave të imigrantëve në Amerikë – në filmat si “Chan Is Missing”, “Princess of Nebraska” dhe “A Thousand Years of Good Prayers”, ai ka portretizuar aspekte të ndryshme të jetës së kinezo-amerikanëve, me nuancë dhe dhembshuri.

Ai na e përcjell të njëjtën dhembshuri prekëse edhe tek “Coming Home Again”, me familjen koreano-amerikane që përballet me dhimbje të thellë, në pritje të largimit të pashmangshëm të familjares së tyre.

“Coming Home Again”, një film pa muzikë dhe me shumë pak fjalë, është xhiruar pothuajse në tërësi brenda katër mureve.

Kamera e kinematografit Richard Wong përshkon shtëpinë e kësaj familjeje me qartësi dhe duke i kushtuar rëndësi dritës. Por plani i pazakontë i shtëpisë, që i ngjason një shtëpie në copëza, është flori kinematografik....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)