Kulturë

Facebooku është i poshtër

Descriptive Text

Selman Jusufi u lind me 1950. Studioi Artin Dramatik në Prishtinë. Ishte aktor me profesion në Teatrin e Shkupit dhe Teatrin e Kosovës. Ka realizuar mbi dyqind role.

Është laureat i Çmimit kombëtar për vepër jetësore në teatër. Këto ditë u shpall aktori më i mirë në Festivalin e filmit Evropian në Paris, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka bërë regjinë e shfaqjeve: “Krushqit janë të ngrirë”, “Burgu i hapur”, “Toka e premtuar”, “Palimpsest” dhe “Nirvana”. Është marrë me kritikë artistike dhe publicistikë. Është autor i pesë librave.

Jusufi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Akti i heshtjes. Aktori pa atdhe. Aleksandër Moisiu. Një verë me vapë, në sportel ambasade e lë pasaportën dhe kërkesën për vizë.

Përtej xhamit një zë pyet se kë dua të vizitoj. I them: një të arratisur në Andet helvetiane, që tash i prehet trupi buzë liqenit në një breg, me emrin Aleksandër Moisi...

Mendoj: Moisi - Aleksandri, Mojsi edhe Golemi. Golemi ikte nga Gjergji katërqind vjet më parë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.