Kulturë

Petrit Halilaj fiton mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias

Artisti Petrit Halilaj është shpërblyer me mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias, transmeton Koha.net.

Atij i është ndarë kjo mirënjohje për veprën e tij “Abetare”, e cila është një reproduksion i librit alfabetik i artistit, një libër tradicional i mësimit përmes së cilës çdo shkronjë është e shoqëruar nga një vizatim, transmeton Koha.net.

“Halilaj, si shumë fëmijë të gjeneratës së tij mësuan shqipen në këtë libër derisa ishte në shkollën fillore në fshatin Runik të Kosovës gjatë viteve 1992-97. Kohë në të cilën represioni i Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës po arrinte kulminacionin. Ky libër ishte bërë një pjesë thelbësore e identitetit kulturor dhe secila gjeneratë do t’ia linte tjetrës”, thuhet në përshkrimin e veprës së Halilajt.

“Në punën e Halilajt”, thuhet më tutje në përshkrimin e veprës, “Çdo faqe ekspozohet si letër muri, duke kujtuar procesin e mësimit. Ironikisht në faqe është edhe shkronja ‘P’ që në libër i referohet një djali me emrin Petrit që luan me pulët (Pulat e Petritit), dhe pula shpesh zë vend në punën e artistit”.

Halilaj është artisti që kishte përfaqësuar Kosovën në debutimin e saj në ekspozitën më të madhe të artit pamor në botë, Bienalen e Venecias, në vitin 2013.

{gallery}