Tito dhe statusi i Kosovës

Tito dhe statusi i Kosovës

Memli Shaip Krasniqi 24 August 2019 17:17

Në kujtesën kolektive të shqiptarëve në Jugosllavi periudha historike 1944-66 kujtohet si kohë e Rankoviqit, ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe nënkryetarit të Jugosllavisë së Titos, periudhë gjatë së cilës shqiptarët janë vrarë, burgosur dhe në masë janë shpërngulur për në Turqi.

Për më tepër, kuadri serbo-malazias, në kundërshtim me parimet e ideologjisë komuniste mbi barazinë kombëtare dhe sociale, ndonëse formalisht lejonte përdorimin e kufizuar të gjuhës shqipe, që ata e quanin me përbuzje “shiptarski”, përndiqte dhe burgoste çdo intelektual shqiptar, transmeton Koha Ditore. 

Mirëpo rënia e Aleksandër Rankoviqit dhe UDB-së së kontrolluar nga serbët dhe malazeztë pikësëpari erdhi si produkt i kundërthënieve ndërmjet dy koncepteve politike; atij hegjemonist dhe centralist serb; dhe atij kroato-slloven, për më shumë decentralizim si në sferën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, pra për më shumë autonomi dhe autorizime për njësitë federale. Dhe natyrisht fakti që kryetari i vendit (J.B.Tito) përgjohej, përshpejtoi organizimin e Plenumit të Brioneve më 1966, ku Aleksandër Rankoviqi dha dorëheqje nga të gjitha funksionet.

Ndërsa politika represive e UDB-së, sidomos kundër shqiptarëve, i shërbeu Titos për të bindur opinionin publik jugosllav e posaçërisht atë serb mbi përmasat e keqpërdorimit të këtij shërbimi.

Barazia sociale për shqiptarët

Kështu gazeta "Politika" e 21 shtatorit 1966 lajmëronte "... se në Prishtinë dyshohej në çdo gjë të shkruar në gjuhën shqipe, bile edhe në ata që lexonin librin e sekretarit të KQ të LKJ-së, Veljko Vllahoviqit “ Shqipëria e sotme” dhe të cilën e kishte botuar “Rilindja” në gjuhën shqipe.

Gjithashtu gazeta “ Politika “ e Beogradit e 8 shtatorit 1966 do të shkruante se në mbledhjen e komisionit për riorganizimin e Shërbimit sekret shtetëror të Serbisë “ishte konstatuar se keqpërdorime të rënda në punën e shërbimit ka pasur sidomos në Kosovë-Metohi, sidomos ndaj kombësive dhe respektimit të të drejtave të tyre të garantuara kushtetuese”. Pra edhe në këtë rast kishte përpjekje të palës serbe për zbutje të akuzave për krime, duke anashkaluar që drejtpërdrejt të përmenden shqiptarët si ata që e kishin pësuar nga kjo politikë hegjemoniste serbo-malazeze e Jugosllavisë.

Gazeta “ Politika “ e 19 shtatorit 1966 do të sjellë pjesë nga fjalimi i Veli Devës, sekretar i LK së Serbisë për Kosovë e Metohi (siç quhej ende zyrtarisht Kosova) , ku ai do të shprehej se keqpërdorimet më të mëdha të shërbimit të sigurimit ishin ndaj qytetarëve, të kryera nga viti 1956 e deri më 1963, pra në periudhën e Hrushqovit dhe pozitës së dobësuar ndërkombëtare të Shqipërisë. Shembull më i mirë i kësaj është edhe themelimi i Institutit Albanologjik më 1953 dhe shuarja e tij më 1955, pra menjëherë pas takimit të Hrushqovit dhe Titos në Beograd....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme