Teatri shqiptar zë fill në Shkodër

Teatri shqiptar zë fill në Shkodër

Salih Mehmeti Salih Mehmeti 23 August 2019 09:45

Lajde Gurakuqi kishte qenë aktorja e parë amatore që kishte dalë në skenën e një teatri shqiptar. Ishte viti 1918 kur jeta kulturore e teatrore në Shkodër vazhdonte lulëzimin e nisur prej disa dekadash.

Për 65 vjet rresht, që përfshin harkun kohor 1879-1944, teatrot në Shkodër kishin dhënë plot 317 premiera tekstesh dramatike dhe 623 premiera në përgjithësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të gjitha kombet e botës e kanë filluen përlindjen e tyne me letratyrë, theatër e muzikë”, kishte shkruar Hil Mosi në periodikun e përmuajshëm letrar “Agimi”.

Tetëmbëdhjetë muaj kërkime në Arkivin Qendror të Shtetit, studiuesen dhe poeten Erenestina Halili e kanë vënë para një pasqyre krejtësisht të re mbi zhvillimin e jetës teatrore në Shkodër.

Në ligjëratën e mbajtur të enjten në sallën “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë, ajo ka shpalosur një sërë të dhënash të reja, të papublikuara më parë, mbi aktivitetet teatrore në qytetin verior shqiptar.

Në fillim të kumtesës së saj ajo ka folur për teatrin në një rrafsh teorik, duke analizuar skenën dhe dramën si tekst letrar.

“Teatri, si një nga artet më të lashta të njerëzimit, është përkufizuar si një projektim hapësinor e kohor, si veprim foljor e skenik për të krijuar lidhje e paralele me realitetin, për të prodhuar një dimension të ri të botës”, ka thënë Halili.

Duke shfletuar të dhënat arkivore, ajo ka theksuar se “viti 1879 datohet si hera e parë kur është luajtur në Shkodër një shfaqje teatrore dhe e njëjta është rishfaqur”.

Ajo ka shtuar se ka evidenca që shfaqje janë dhënë nga kleri vendës shkodran edhe para vitit 1856, kurse në vitin 1865 është dokumentuar shfaqja e dramës “Çifuti bredhës”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme