Kulturë

Hapet pavijoni i Kosovës në Venecia

Descriptive Text

Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorët e edicionit të sivjetëm të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, raporton Koha Ditore nga qyteti italian.

Autori i “Lost and Found”, Sislej Xhafa u ka uruar mirëseardhje mysafirëve të shumtë. I shoqëruar nga kuratorja, Arta Agani, komisioneri, Valon Ibraj dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Xhafa ka qenë tejet fjalëshkurtër në hapje.

“Kujtimet janë eksperiencë”, ka thënë ai.

Këtë vit Kosova shënon herën e tretë të pjesëmarrjes në Bienalen Ndërkombëtare të Artit.