Kulturë

Ministri serb i Kulturës e quan incident liturgjinë e klerikëve shqiptarë në kishën e Novobërdës

Ministri i Kulturës i Serbisë, Vlladan Vukosavleviq, e ka quajtur provokim liturgjinë e mbajtur kohë më parë në rrënojat e një kishe të vjetër katolike shqiptare në Novobërdë.

një letre drejtuar Vatikanit, ky ministër shkruan se "peshkopët shqiptarë shkaktuan incident duke mbajtur liturgji në rrënojat e", siç e ka quajtur ai, "kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Novobërdë". Këtë letër, sipas mediave të Beogradit, ai ia ka dorëzuar nuncit të Papatit në Beograd dhe shkëlqesisë së tij, Luciano Surijanit për kardinalin Xhanfranko Ravasit, kryetar i Këshillit për Kulturë të Papatit, transmeton Koha.net.

Siç citohet, ministri Vukosavleviq përmes letrës i bën thirrje kardinalit Ravas që të marrë iniciativë dhe të ndërmarrë hapa "në mënyrë që kleri katolik shqiptar në territorin e shtetit", siç e cilëson ai,"të vetëshpallur të Kosovës të mos provokojë në këtë mënyrë pa nevojë tensione dhe të përdhosë monumentet fetare e kulturo-historike të popullit serb, origjina e të cilave, dedikimi dhe tradita janë të dokumentuara në literaturën e pasur profesionale ndërkombëtare".

LEXO EDHE: Beogradi shqetësohet që “Kosova planifikon” riparimin e Katedrales në Novobërdë

Sipas letrës së ministrit serb, Serbia dhe Vatikani kultivojnë raporte bashkëpunim të mirë dhe ia rikujton kardinalit se në shekujt 14 e 15 ka ekzistuar kisha Santa Maria del Monte Nuovo për besimtarët e ritit perëndimor, rrënojat e braktisura të së cilës qëndrojnë edhe sot në gërmadhat e Novobërdës dhe se besimtarët shqiptarë këtë lokalitet do të mund ta rregullonin dhe shfrytëzonin sipas dëshirës, citojnë mediat.

e pasur e kulturës së krishterë në Ballkan dhe në Serbi mundet dhe duhet t'ua bëjë të mundur besimtarëve katolikë e ortodoksë serbë që me dinjitet të ushtrojnë ritet e tyre në objektet sakrale që përfaqësojnë shprehjen e fesë së tyre dhe të trashëgimisë kulturore ", transmeton Koha.net pjesë nga letra e ministrit serb të kulturës.