Kulturë

Sot konferencë `Marrëdhëniet gjuhësore e kulturore gjermano-shqiptare`

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Fakultetit të Filologjisë të UP-së, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim `Gjermanishtja në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore` nga Universiteti i Regensburgut në Gjermani, organizojnë Konferencën Ndërkombëtare me titull `Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare në të kaluarën dhe të tashmen`, e cila do të mbahet sot në Fakultetin e Filologjisë.

Është hera e parë që po organizohet një konferencë e tillë për marrëdhëniet gjermano-shqiptare në rajonin shqipfolës dhe Universiteti i Prishtinës ka nderin që të jetë organizatori i parë i kësaj Konference, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha departamentet e gjermanistikës në rajon: Universiteti i Tiranës, i Shkodrës, i Elbasanit, i Tetovës dhe i Prizrenit.

Në Konferencë do të paraqiten me punime të ndryshme 35 pjesëmarrës nga vendet gjermanofolëse (studiues të njohur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Polonia dhe nga Rumania) dhe nga rajoni.