Prizreni gjatë Dokufestit, mijëra njerëz mes të cilëve shumë të huaj vizituan qytetin

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 10 August 2019 19:18

Një ndër qytetet më të frekuentuara në Kosovë, po vazhdon të mbetet Prizreni. Akoma më tërheqës bëhet gjatë ditëve të para të gushtit.

Qyteti është i mbushur me turistë nga vende të ndryshme. E festivali Doku Fest ka kontribuar në këtë atmosferë, pasi që ka turistë qe kanë ardhur vetëm për ta përcjellë këtë festival.

E qytetarët të cilët kanë zgjedhur vetëm t’i vizitojnë bukuritë e këtij vendi, thonë se ka nevoje ende për investime.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se plani operativ të cilin e kishte përgatitur përgjatë festivalit është zbatuar në tërësi. Sipas Policisë, incidente ka pasur, ndonëse të njëjtat janë evituar menjëherë.

Festivali i filmit Doku Fest mbahet që nga viti 2002, duke e shndërruar Kosovën në një prej qendrave kryesore të filmit dokumentar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme