Kulturë

“Ballkan Dox” me regjisorët që ringjallin vendlindjet e tyre

Regjisorja Rûken Tekeş për të realizuar filmin e saj “Aether” është rikthyer në vendin ku kanë jetuar paraardhësit, në Hasankeyf. Ka dashur që të kapë shpirtin e këtij vendi para se vendi të mbulohet me ujë.

Për 21 ditë ajo ka qëndruar në qytetin e vjetër të Mesopotamisë me së paku 12 mijë vjet histori dhe kulturë, vendosur në regjionin kurd të Turqisë, pranë lumit Tigris. Hasankeyf dhe lugina përreth lumit që nga viti 1970 janë pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shkruan sot Koha Ditore.

Dy javë pas përfundimit të xhirimeve të filmit vendi është mbyllur, pasi që në vjeshtë të këtij viti është planifikuar që të mbulohet me ujë dhe të kthehet në digë për hidrocentral. Regjisorja Tekes, e cila është nga ai regjion, e ka ndier që nuk e ka kryer obligimin që ka ndaj vendit. Ajo ka thënë se pikërisht kjo ndjenjë e ka shtyrë që të realizojë filmin e saj.

Filmi “Aether” veçohet për shkak të mënyrës së xhirimit. Tekes ka vendosur që të xhirojë ashtu siç i ka parë gjërat. Filmi është i ndërtuar me videoxhirime të shkurtra, të cilat regjisorja i ka bërë gjatë ditës dhe ato janë të edituar në mënyrë kronologjike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)