Kulturë

Gratë rishkruajnë rregullat e raportimit në botën arabe

Këshilla më e mirë që kam dëgjuar ndonjëherë rreth të qenit gazetar vjen prej gazetares hulumtuese Amy Goodman, e cila ka punuar në Nigeri dhe Timorin Lindor, mes shumë vendesh. Goodman tha: “Shko aty ku është qetësi dhe thuaj diçka”.

Kjo frazë m’u ngulit në kokë teksa lexoja librin “Our Women on Ground: Essays by Arab Women Reporting From the Arab World”, një antologji energjike, provokative dhe mirë e shkruar dhe e redaktuar nga gazetarja libanezo-britanike, Zahra Hankir. Është libër që i syrgjynos të gjitha zakonet e heshtjes.

Hankir ftoi 19 sahafiyat – apo gazetare – nga Arabia dhe Lindja e Mesme për t’i shpalosur në hollësi përvojat e tyre të të raportuarit nga disa prej vendeve më represive të botës. Rezultati është një libër voluminoz që i shkruan rregullat e vjetruara të gazetarisë, i shkërmoq klishetë e moçme. Akëcila prej këtyre grave ka një rrëfim për ta treguar. Akëcila ka parë goxha.

Shkrimet e disa prej tyre janë publikuar në gjigantët media si BBC, NPR, “Financial Times”, “Bloomberg”, “Al Jazeera”, “Washington Post” dhe “New York Times”. Të tjerat janë fotoreportere të pavarura apo një numër i vogël i tyre, operatore ueb faqesh. Vijnë nga vendet si Egjipti, Siria, Maroku, Jemeni, Iraku, Libani, Sudani dhe Libia, ndonëse e kanë njërën këmbë në botën perëndimore. Në këtë libër ka shumë vetëpërshkrim. Njëra prej temave është ndjenja e fajit që shumë prej këtyre gazetareve kanë ndier rreth privilegjeve që i kanë pasur, faktin se familjet e tyre janë të sigurta derisa të tjerët për të cilët shkruajnë jetojnë në varfëri e terror... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)