Në Prizren do të shfaqen gjithsej 280 filma gjatë Dokufestit

Gylymser Hoxhaj 03 August 2019 19:40

Edhe këtë vit, Dokufesti e ka kthyer Prizrenin në destinacion të shumë vizitorëve.

Edicioni i 18-të i këtij festivali u hap të premten mbrëma, raporton KTV.

Festivali do të shfaqë 280 filma, nga 40 vende të ndryshme të botes.

Kjo ngjarje po vlerësohet si ndër më të rëndësishmet në ngritjen e imazhit të Kosovës.

Mbrëmja u hap me filmin “Koyaanisqitsi” dhe u përcoll me muzikë nga RadioMentale.

Prizreni do të jetë nikoqir i Dokufestit deri më 10 gusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme