Kulturë

Ulqini mbledh botuesit e librit në edicionin e 19-të të Panairit

Në Ulqin po zhvillohet panairi tradicional i librit ku marrin pjesë mbi 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata kanë prezantuar qindra botime të reja të realizuara brenda këtij viti.

Në edicionin e 19 të panairit janë mbledhur shumë organizatorë me dëshirën që të vendosen dhe intensifikohen marrëdhënie institucionale në rajon.