Kulturë

Ylli kenian i këndon jetës në Amerikën e Trumpit

Modest dhe fjalëpakë, por me dëshirë të madhe për të testuar shkathtësitë e veta për jetën e këtejshme të lumit Rana, JS Ondara është zhvendosur qe disa vite në Amerikë, u mësua si të luante kitarë dhe nxori një album me “Decca Records”, dhe mbështeti një turne rocku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është e jashtëzakonshme në njëfarë forme, kështu që mundohem të mos mendoj fort për këtë punë”, shpjegon ai në prapaskenën e Festivalit të arratisjes së madhe në Brighton. “Sepse kur mendoj për këtë, përnjëmend emocionohem. Është si puna e ‘ua, kjo nuk është jeta reale’”.

Dhe në këtë pikë e ka gabim. Ngritja e tij përrallore është krejt reale, duke pasur parasysh sfidat e jetës së një emigranti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke debutuar me albumin e tij të parë “Tales of America” – Tregime të Amerikës – që ishte nxjerrë në shkurt.

Një prej historive që tregohen aty është një për dashurinë. Janë këngë që kanë tituj provokues, si “Zot bekoje Amerikën”, që tregon se si Ondara shtron shqetësimin e tij më personal. Ai pyet se a do t’i lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, duke luajtur me rima që përkojnë me zhvillimet e fundit politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së presidentit Donald Trump, i njohur për ashpërsimin e rregullave kundër emigrantëve ilegalë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)