Kulturë

“Effetto Larsen” me gjuhë universale nëpër sheshe e rrugë

Është një italian 43 vjeç që në Prishtinë ndihet si në shtëpinë e vet. Një milanez që i është përkushtuar artit publik e potencialit të tij për të universalizuar kuptimshmërinë mes njerëzve.

Në mjediset e freskëta të teatrit “ODA”, Matteo Lanfranchi krejt i çiltër tregon për karrierën e tij si artist, performancat e vazhdueshme të kompanisë së tij “Effetto Larsen”, por edhe pritshmëritë nga projekti në zhvillim “The Snowball Effect”, disa sesione të të cilit u zhvilluan së fundmi në Prishtinë gjatë Festivalit të Artit në Hapësirë Publike (HAPU), shkruan Koha Ditore.

Qysh kur e themeluan kompaninë “Effetto Larsen” në vitin 2007, Matteo Lanfranchi bashkë me artistë të tjerë si Caterina Pinto, Francesca Di Traglia, Barbara Bedrina dhe Isadora Bigazzi janë përqëndruar në natyrën e marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Brenda vitesh, ata sollën një mënyrë origjinale me performanca të artit vizual që u hapi rrugën drejt një universi të pafundmë mbi të fshehtat që mbajnë gjallë ose shkërmoqin një komunitet.

Vitin e kaluar, projekti “The Snowball Effect” angazhoi performues lokal në Shri Lanka për të penetruar përtej paragjykimeve e dallimeve mes njerëzve e për të përkapur të përbashkëtën e tyre... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)