Kulturë

“Ngrohtësia e diejve të tjerë...” zbërthen krizën e refugjatëve

Descriptive Text

Washington, 26 korrik – Të mërkurën e 26 qershorit kishte dalë në publik një fotografi e një burri nga Salvadori dhe vajzës së tij, me fytyra përmbys, që humbën jetët në lumin Rio Grande, në përpjekje që të migrojnë nga Meksika në Teksas. Kjo fotografi, që të ngre mornicat, ktheu vëmendje edhe më shumë rreth rrezikut të kalimit të kufirit nga emigrantët, të cilët synojnë të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është pikëlluese të flasim për këtë, nuk ka fund të rrëfimeve”, ka thënë Massimiliano Gioni, drejtori artistik i Muzeut të ri të New Yorkut, të njëjtën ditë. Së bashku me kuratoren Natalie Bell, ai ka realizuar një ekspozitë të re, e cila fokusohet në migracionin në Amerikë.

“Ngrohtësia e diejve të tjerë: Histori të zhvendosjeve globale” përfshin vepra të 75 artistëve nga më shume se 15 shtete, shumica e të cilëve edhe vetë janë përballur me migrimin.

“Nuk është një ekspozitë që aspiron shpresë ose lumturi, ka të bëjë më shumë me shpirtin e kohëve”, shton ai.

Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri më 22 shtator në “Phillips Collection”, në Washington DC, shfaq veprat e artistëve amerikanë, meksikanë, irakianë, marokenë e brazilianë në mesin e të tjerëve.

“Kjo bën së bashku reagimet e artistëve, të cilët kanë treguar aspektet dramatike të migracionit”, shton ai. “Ishte një histori e njohur se sa dëshpëruese ishin këtu rrugëtimet, kushtet që janë përkeqësuar”.

“Fakti që ekspozita është hapur në Washington, është po ashtu interesant”, thotë Gioni. “Unë besoj fuqishëm që duhet shkuar dhe parë ekspozitat në vende të specifikuara për këtë. Është një ekspozitë që është shumë specifike për këtë qytet”.

Titulli e ekspozitës është marrë nga poema e shekullit XX e shkrimtarit amerikan Richard Wright – autor i “Native Son” në 1940 – që ka shkruar “Ngrohtësia e diejve të tjerë” në vitin 1945 në poezinë e titulluar “Black Boy”. (Një titull i librit me të njëjtin emër ishte publikuar në 2010 nga Isabel Wilkerson, që gjurmon migrimin e madh në Amerikë).

Sipas Bell, qëllimi ishte një këndvështrim në historinë e migrimit në Amerikë. “Është një histori e patreguar e ShBA-së”, thotë ajo. Fraza ka një sens të optimizmit në të, në kërkim të një jete më të mirë. Ashtu siç bëjnë edhe imigrantët.

“Titulli ka një ton shprese në të”, thotë Bell. “Në vend të reklamimit të një vështirësie, me të cilin vizitorët mesatarë nuk mund të identifikohen, kjo ekspozitë është për t’i lidhur ata me dëshirën për një jetë më të mirë”.

Ekspozita përfshin veprën e piktorit afro-amerikan Jacob Lawrence “Seritë e Migrimit” nga viti 1940, që zhurmon migrimin e madh. Seria që përfshin 60 piktura në tërësi sjell portretet e Harriet Tubman dhe Frederick Douglass, po ashtu edhe një skenë me një turmë emigrantësh në tren, punëtorë që bëjnë punë fizike dhe skena nga gjykata.

Piktura e amerikanit Arshile Gorkz “Artisti dhe nëna e tij” është po ashtu pjesë e ekspozitës. Fotografi bazohet në fotografinë e vitit 1912 të 16-vjeçarit Gorkym së bashku me nënën e tij. Vite para se ai të largohej nga gjenocidi në Armeni, duke valëvitur flamurin amerikan, mirëpo në kohën kur ai e pikturoi atë në vitin 1924, nëna e tij kishte ndërruar jetë.

“Ka të bëjë me atë se si historia e modernizmit është bazuar në eksperiencën e ekzilit”, thotë ai. “Është ideja sesi njerëzit nga e gjithë bota ndajnë një gjuhë të përbashkët më të madhe sesa kufijtë e botës, ideja e komuniteteve përtej kufijve”.

Fotografia e fotografes së kohës së depresionit, Dorothea Lange “Unë jam një amerikane”, nga viti 1942 tregon një dyqan në Japantown në distriktin Oakland, një ditë pas sulmit “Pearl Harbor”. Pronari kishte krijuar një shenjë në të cilën shkruante: Unë jam një amerikan. Dyqani ishte mbyllur pak kohë pas kësaj, pasi që pasardhësit e Japonisë ishin detyruar që të evakuoheshin nëpër pjesë të caktuara të vendit. Pronari i dyqanit ishte detyruar që të shkonte në një kamp internimi.

“Ishte një punë gazetarie kur ishte krijuar, mirëpo shtronte pyetjen: ‘Cila është përgjegjësia e artistit përballë historisë?’”, pyet Gioni. “Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit mendojnë se artistët realizojnë gjëra që shiten. Gjatë ekspozitës ju keni ndjesinë që artistët kanë më shumë funksionin se vepruesit. Një, është regjistrimi i historisë”.

Në mesin e veprave të tjera bashkëkohore në ekspozitë, artisti meksikan me bazë në Belgjike, Alys po tregon një video me fëmijë prej Tangier dhe Tarifa, që qëndrojnë në një linjë të gjatë që vazhdon drejt detit.

Artisti brazilian, Paulo Nazareth, shfaq një fotografi nga lajmet e një serie amerikane, xhiruar në Arizona, duke mbajtur sloganin “Ne kemi të drejta në këtë peizazh”. Artisti kinez Liu Xiaodong vjen me një pikturë të emigrantëve që ndajnë të njëjtën batanije, e ajo krijon pamjen e një peizazhi nga Greqia.

Artisti shqiptar dhe regjisori Adrian Paci sjell momentet e transicionit, një video në të cilën një grup njerëzish qëndrojnë në shkallët e një aeroplani që nuk ateron askund.

“Ai kishte ardhur në Itali në vitin 1990 me një anije nga Shqipëria”, thotë Gioni. “Ne kemi dashur që të tregojmë artistë që flasin nga një pikëpamje e përjetuar vetë. Është personale”.

Po ashtu është shfaqur edhe vepra “Double America” e artistit amerikan Glenn Ligon, një shenjë me ngjyrë neoni të bardhë që shkruan “Amerika” (në të dy anët edhe teposhtë, edhe përpjetë). “Përmes reflektimit mbrapsht në pasqyrë të fjalës Amerika sugjerohet se një kthim mbrapsht është në aktual këto ditë”, thotë Gioni. “Është një vend që lidhet me lirinë, e që po kthehet në të kundërtën e mitit të vet”.

Kjo nuk është ekspozita e parë që po trajton temën e refugjatëve, dhe ka shumë shanse që të mos jetë e fundit. Ka pasur një varg të ekspozitave që po merren me krizën e refugjatëve që nga skulptura e emigrantëve e Ai Weiwei në Sydney deri te veprat e Yoko Ono në Manhattan. Kjo sidoqoftë hedh shikimin në historinë e Amerikës dhe sesi ajo mund ta përsëritë veten.

“Ne kemi dashur që të kemi një fokus në çështjet që tani janë prezente në ShBA”, thotë Bell. “Janë vepra që flasin për historinë e imigracionit, migracionit dhe migracionit të detyruar në historinë e Amerikës”/ The Guardian.