Policia e ‘blindon’ Teatrin Kombëtar në Tiranë, sot nis shembja

Protestuesit hyjnë në godinën e Teatrit në Tiranë, u bashkohet edhe Basha

24 July 2019 10:22
10:48

(E përditësuar) Forca të shumta policia kanë rrethuar në orët e para të mëngjesit godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në fillim në vend ishin të pranishme forca të policisë private dhe më pas atyre iu janë bashkuar dhe efektivët e Policisë së Shtetit.

Me kalimin e orëve është tensionuar dhe situata ku aktivistët e Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit, aktorë, qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë përplasur me efektivët e policisë dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e tyre.

Është tensionuar situata përpara Teatrit Kombëtar në kryeqytet, ku protestuesit kanë kërkuar të hyjnë brenda në godinë. Regjisori Robert Budina, njëkohësisht aktivisti për mbrojtjen e teatrit, ka hedhur dyshime se personat që po hyjnë brenda godinës, të mbështetur nga policia, mund të shkaktojnë incidente dhe zjarrvënie të qëllimshme.

“Çfarë janë këta persona që hyjnë brenda? Ata nuk janë punonjës të teatrit. Mos duan t’i vënë godinës zjarrin, siç ndodhi me atë mbrapa bashkisë?”, u shpreh Budina përpara kamerave.

Protestuesit u përpoqën të hynin brenda në godinë, por u ndalën nga forcat e shumta të policisë.

Në mbështetje të protestuesve janë edhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që u është bashkuar edhe kryeopozitari Lulzim Basha.

10:22

Policia e ‘blindon’ Teatrin Kombëtar në Tiranë, sot nis shembja

Forca të shumta policia kanë rrethuar në orët e para të mëngjesit godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në fillim në vend ishin të pranishme forca të policisë private dhe më pas atyre iu janë bashkuar dhe efektivët e Policisë së Shtetit.

Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se sot nuk do të nisë shembja e ndërtesës, por do të largohen materialet të cilat do të dërgohen tek teatri Turbina. Sipas burimeve, prezenca e Policisë është bërë e nevojshme pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk lejon zhvendosjen e këtyre materialeve.

Përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe aktorëve prej disa kohësh e kalojnë natën në oborrin përpara Teatrit Kombëtar dhe sipas tyre heqja e objekteve ka nisur prej disa ditësh fshehurazi/Shqip.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme