Kulturë

Bill Clinton së shpejti sjell një roman

James Patterson është bashkuar me ish-presidentin Bill Clinton për të shkruar një libër të ri.

Libri i cili do të quhet “The President Is Missing”, “Presidenti mungon”, pritet të dalë në shitje në vitin 2018, shkruan New York Times, transmeton Koha.net.

Për librin nuk janë dhënë detaje, por libri është përshkruar si gamë e veçantë e intrigave, pezullimit dhe dramës globale.

Deri tani janë shkruar disa kapituj në roman dhe do të redaktohen nga Sonny Mehta.

Pas largimit nga Zyra Ovale, shumë presidentë tjerë si Bill Clinton kanë shkruar libra kryesisht me biografi.

Por Bill Clinton ka vendosur të shkruajë një libër të stilit ‘thriller’ me shumë mistere.

Clinton ka thënë se gjithmonë ka qenë fans i Pattersonit, për këtë ka vendosur të bashkëpunojë me të.

Image