Kulturë

Vuajtja që nuk venitet dhe Sarajeva e prefekti shqiptar

“Si e ndieni veten kur ju boshnjakët që keni qenë viktima të gjenocidit serbomadh u drejtoheni përfaqësuesve të serbëve të Bosnjës, dhe e kërkoni pajtimin dhe dialogun me ata me qëllim që jeta në Bosnjën e pasluftës të kthehet në rrjedhat normale”, e pyesim Ademin.

“Është shumë fyese dhe poshtëruese, është njëjtë sikur ne prapë u kërkojmë atyre mëshirë! Ne tani e shohim se gjithnjë e më vështirë po bëhet me edukimin e fëmijëve, sepse në shkollat e Srebrenicës shumica e arsimtarëve janë serbë, ndërsa rreth 70 për qind e nxënësve janë boshnjakë myslimanë. E para, fëmijët tanë duhet të mësojnë të shkruajnë cirilikë, më pastaj ata duhet të mësojnë për Sveti Savën dhe për figurat e tjera nacionaliste serbe. Ta zëmë, arsimtari i lëndës së historisë u thotë nxënësve boshnjakë: ‘Ju nuk keni histori’. Thjesht, ne jemi të traumatizuar edhe pas kaq vitesh të përfundimit të luftës”, përfundon Ademi, shkruan sot Koha Ditore.

“Në marrëdhëniet e përditshme gjithçka është e zakonshme”, thotë Begija Smajiq, por gjithçka ndryshon kur organizohet ndonjë manifestim apo tubim, atëherë gjendja acarohet. Përderisa ajo dëshmon se në mbledhjen e Parlamentit të Republika Sërpskës shkon me shaminë tradicionale myslimane, Begija, megjithatë, për herë të parë në Parlamentin e Republika Sërpskës është paraqitur me simbolin e “Lules së Srebrenicës”.

“’Lulja e Srebrenicës’ është pjesë e identitetit tim, ajo është simbol i gjenocidit dhe i vuajtjes së boshnjakëve në Srebrenicë, por ‘Lulja e Srebrenicës’ njëherësh është edhe simbol i të gjithë qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës që kanë vullnet dhe guxim që në mënyrë të ndershme ta pranojnë atë që ka ndodhur në korrikun e vitit 1995 në Srebrenicën time”, përfundon ajo...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)