Kulturë

“Qukapikët” si thirrje për vetëdijesim nga rrezatimi elektromagnetik

Prishtinë, 15 korrik- Marco Barotti i lindur në Itali kishte studiuar për bateri në Akademinë e jazzit në Siena të Italisë. Mirëpo zhvendosja e tij në Berlin kishte ndikuar në krijimtarinë e tij. Mundësia e bashkëpunimit me artistë të fushave të ndryshme atje, si arkitektë, disenjatorë, koreografë e ka sfiduar Barottin që të shikojë nga një perspektivë tjetër krijimtarinë e tij. Që nga viti 2016 ish-bateristi ka filluar që të krijojë instalacione, të cilat përmes tingujve ngrenë vetëdije për çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit.

Marco Barotti në Prishtinë ka sjellë instalacionin e tij “Qukapikët”. Nëntë qukapikë të krijuar nga Barotti, të dielën kanë zënë vend nëpër hekurat mbështetës në shkallët e Pallatit të Rinisë, afër Teatrit Oda. Zogjtë robotë të bërë enkas janë të programuar si instrumente muzikore. Ata dallojnë nga njëri-tjetri prej ngjyrave të ndryshme që kanë, edhe pse Barotti kishte dashur që t’i sillte që të gjithë ngjyrë argjendi në Prishtinë. Një ide që i kishte ndryshuar me kohë.

Qukapikët gjatë gjithë kohës lëshojnë tinguj - duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve - gjersa qukatin në hekurin e vendosur.

“Qukapikët” prezantohet në kuadër të festivalit “HAPU” falë programit të mobilitetit të platformës “IN SITU” në kuadër të projektit “ACT”, me bashkëfinancim të programit “Creative Europe” të Bashkimit Evropian.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")