“Rruga” në festivalin e radhës kualifikues për “Oscar”

“Rruga” në festivalin e radhës kualifikues për “Oscar”

Alberina Haxhijaj 12 July 2019 12:42

Ende pa u dhënë premierë, “Rruga” e Besim Ugzmajlit tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e radhës kualifikues për çmimin “Oscar”. Bëhet fjalë për “Flickers’ Rhode Island” të ShBA-së, edicioni i 37-të i të cilit do të mbahet prej 6 deri më 11 gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten regjisori Ugzmajli, shkruan sot Koha Ditore. Në fillim të muajit të kaluar u konfirmua se filmi 15- minutash i tij është në garë në “Edmonton International Film Festival” të Kanadasë, që po ashtu është i akredituar nga “Academy Awards”, që filmat fitues t’i propozojë për nominim për çmimin më prestigjioz kinematografik. Edicioni i 33-të i tij do të mbahet prej 26 shtatorit deri më 5 tetor.

Por, para se të udhëtojë drejt këtyre festivaleve, “Rruga” do të shfaqet për publikun vendor. Do të jetë premierë në edicionin e 18-të të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, që nis më 2 gusht. (Detajet mund t’ gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme