Ministria me 118 mijë euro përkrah libra e revista, botuesit ankohen

Ministria me 118 mijë euro përkrah libra e revista, botuesit ankohen

Alberina Haxhijaj 12 July 2019 09:36

Fiks 97 tituj librash dhe 13 revista do të financohen nga buxheti i Ministrisë së Kulturës. Këto janë rezultatet që ka shpallur MKRS-ja, tek tash, gati gjashtë muaj pas thirrjes publike të MKRS-së.

Për botim librash ka vënë në dispozicion 76 mijë e 700 euro e për revista 41 mijë e 500 euro, shkruan sot Koha Ditore. Shumë e pamjaftueshme, është kritika e parë.

Shkelje procedurash e kriteresh të konkursit janë të tjerat, e që vijnë edhe prej botuesve që kanë përfituar. Rreth 30 tituj nga lista për botimin e librave janë përkrahur me nga 500 euro. Sipas botuesve me këto mjete është i vështirë botimi i librave. Përkufizimin me pesë tituj nga shtëpitë botuese ka qenë një problem tjetër. Po ashtu në kuadër të kësaj liste kanë pohuar se janë financuar libra të cilët janë të tematikës shkencore dhe përkthime të librave, të cilët tashmë ekzistojnë të përkthyer.

Në Listën për financimin e revistave letrare, sipas konkursit të datës 29 janar 2019 dhe propozimit të Këshillit të Librit, revista “Jeta e Re” me 9 mijë euro prin me më së shumti përkrahje. Ndërsa nga 13 revista, 4 prej tyre kanë marrë më së paku mbështetje me nga një mijë euro. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme