Kulturë

Të rinjtë e Kaçanikut trajnohen për mendimin kritik

Njohuritë që nuk janë pjesë e programit të rregullt mësimor, këta nxënës po i përvetësojnë përmes kampit veror të organizuar nga “BRICK”.

Të rinjtë e shkollave të mesme të komunës së Kaçanikut, nëpërmjet diskutimeve të shumta po sfidojnë njohuritë e tyre në një nivel tjetër.

Në kuadër të këtij kampi, nxënësit po mësojnë edhe për përdorimin e burimeve të internetit dhe qasjen ndaj informacionit, raporton “Express” i KTV-së.

Krahas të tjerave, ky aktivitet po u shërben edhe për socializim ndërmjet tyre.

Kampi po shihet edhe si vazhdimësi e ritmit shkollor, e të cilin nxënësit po e cilësojnë si mënyrë më atraktive për përfitimin e njohurive të reja.

Ky aktivitet po organizohet nga organizata BONEVET në Kaçanik, e cila e ka mirëpritur këtë bashkëpunim.

Aktivitetet janë të ndara në blloqe pesëditëshe dhe përfshijnë një hark kohor prej tri javësh.

Programi “BRICK” i mbështetur nga CDF-ja, deri tani ka sjell shumë aktivitete për zhvillimin e të rinjve në fusha të ndryshme. Këtë ritëm po e vazhdon edhe gjatë verës, duke e nxitur aktivizimin e të rinjve.

Kampi veror në Kaçanik do të përfundojë në fund të këtij muaji.