Përfundojnë xhirimet e filmit “Back Home”, trajton pasojat e luftës së fundit

Përfundojnë xhirimet e filmit “Back Home”, trajton pasojat e luftës së fundit

10 July 2019 18:15

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “Back Home” me regji të Arbër Krasniqit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se xhirimet kanë zgjatur disa ditë, pasi një pjesë e filmit është xhiruar në Kosovë e një pjesë në Amerikë.

Këto i ka bërë të ditur producentja e filmit, Valentina Maloku, transmeton Koha.net.

“Back Home” është film që trajton pasojat e luftës së fundit në Kosovë, nga perspektiva e një të mbijetuari të masakrës së burgut të Dubravës.

Image

Mali, personazhi kryesor i filmit, i mbijeton masakrës së burgut të Dubravës më 1999, falë ndihmës që i jep kryqi i kuq amerikan. Ai dërgohet në SHBA për shërim, meqë kishte pësuar amnezi.

Pas trajtimit disavjeçar, atij i kthehet kujtesa dhe ai kthehet në Kosove te familja.

Mali e gjen fshatin e djegur totalisht, nga ku e kupton që edhe familja e tij ishin ekzekutuar nga policia serbe. Krejt çka gjen Mali është këpuca e Tinës, bijës së tij tre vjeçare.

Skenari dhe regjia: Arbër Krasniqi.

Drejtor artistik: Robert Essel.

Kamera: Isak Duraku, Kosovë.

Kamera në SHBA: Kreshnik Marke.

Luajnë: Arbër Krasniqi, Astrit Rexhaj, Nathalie Jean, Kastriot Saqipi etj.

Tutje bëhet e ditur se ky projekt është përkrahur nga Sefer Susuri, Vëllezërit e Bashkuar, Mentor Veliu, Skylfer Fazlija, Troi Film, B2B Communication, Gegnia Film, AIA Production Tv Metro USA, Noli Hair Sallon etj. E më vonë është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, derisa konfirmohet se janë afër marrëveshjes me një shtëpi filmike nga Franca për postprodhimin.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme