Arkitektura brutale e Londrës në rrezik nga shkatërrimi

Arkitektura brutale e Londrës në rrezik nga shkatërrimi

10 July 2019 14:22

Një bllok i Whitehallit të viteve ‘80, një kinema që dikur rrihte gjoks për ekranin më të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrat e dikurshme të Birds Eye janë përfshirë në top-dhjetëshin e ngrehinave të shekullit njëzet që rrezikohen më së shumti.

Fushata bamirëse, Twentieth Century Society, të martën ka publikuar një listë të ndërtesave për të cilat brengoset më së shumti. Drejtoresha e saj, Catherine Croft, ka thënë se edhe ndërtesa me status të mbrojtur janë të rrezikuara, dhe se ky listim është bërë “vetëm si një shqetësim i vogël për zhvilluesit e vendosur”.

“Ne nuk duhet të lejojmë përfitime të shpejta apo argumente të rrejshme për ‘përfitime publike’, që nënvlerësojnë humbjen e ndërtesave të cilat duhet të shijohen nga brezat e rinj”, ka thënë ajo. “Sapo të shkatërrohen, këto ndërtesa, dhe tregimet që i bartin ato, humbasin përgjithmonë”.

Gjysma e ndërtesave janë në zonën e Londrës, përfshirë edhe Richmond House, një ndërtesë ku dikur ishin të vendosura zyrat e departamentit të shëndetësisë dhe sigurimit shoqëror, shkruan The Guardian, përcjell në shqip Koha Ditore.

Të dizajnuara nga arkitektët William Whitfield dhe Andrew Lockwood, blloku i zyrave u hap vetëm në vitin 1987. Tani plani është që të shkatërrohen shumica e ndërtesave që t’u bëhet vend përkohësisht dhomave dhe zyrave të House of Commons, përderisa Pallati i Westminsterit po i nënshtrohet një renovimi që kushton të paktën 3.5 miliardë paundë (rreth 3.8 miliardë euro).

Shoqëria ka nënvizuar frëngjitë anash hyrjes së tij dhe shkallët e ngjashme me një katedrale me grila lëvizëse. Ka shtuar: “Zyrat janë të ndriçuara mirë dhe punimet në çatitë komplekse janë rreptësisht të detajuara”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme