Joao Ribas: Imazhet sot dëshmojnë identitetin njerëzor

Joao Ribas: Imazhet sot dëshmojnë identitetin njerëzor

Alberina Haxhijaj 10 July 2019 12:19

Joao Ribas, kuratori i edicionit të 16-të të bienalit të fotografisë “Gjon Mili”, ka mbajtur një diskutim me artistët të cilët merren me fotografi dhe art multimedial.

Ka shpalosur para tyre disa ide rreth konceptit që është duke menduar për këtë edicion, shkruan sot Koha Ditore.

Ribas ka theksuar se ka kohë që është duke menduar rreth asaj se mbi çfarë duhet të bazohet koncepti i sivjetshëm, mirëpo ka kërkuar edhe mendimet e të pranishmëve.

Sipas tij, është e rëndësishme që mendimet e tij të pranohen, mirëpo do të ishte një avantazh më i madh nëse vijnë edhe ide të reja nga vetë artistët. Kuratori i sivjetshëm i bienalit të fotografisë “Gjon Mili” ende nuk ka bërë të ditur konceptin dhe titullin e edicionit të sivjetshëm, as datat. Ribas, i cili të martën është larguar nga Kosova, do të rikthehet në Kosovë për të punuar dhe bërë detaje të tjera të ditura për këtë edicion.

Mirëpo ai këtë diskutim e ka shfrytëzuar për të ndarë me artistët disa nga elementet që i ka menduar deri tani si: ndikimi i teknologjisë, inteligjenca artificiale, hapësira publike, imazhet si formë digjitale dhe si formë analoge, imazhet si dëshmi, manipulimi me imazhe, dhe hiperkompleksiteti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numri e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme