“Anibari” zgjerohet, përkrahja institucionale mbetet e njëjtë

“Anibari” zgjerohet, përkrahja institucionale mbetet e njëjtë

10 July 2019 10:17

Festivali i parë i animacionit në Kosovë tashmë ka traditë prej një dekade.

“Anibari” është zgjeruar gjatë kësaj periudhe teksa ka investuar në kapacitetin e zhvillimit të rinisë dhe të fëmijëve nëpërmjet trajnimeve, punëtorive, debateve dhe aktiviteteve të tjera që u mundëson të gjithë artistëve ballkanikë të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Qe themeluar nga një grup i të rinjve aktivë dhe artistë, që kanë dëshmuar entuziazmin dhe vizionin e tyre për të promovuar kulturën e filmit të animuar. Por të gjitha këto, sipas organizatorëve, nuk kanë ndikuar edhe me rritjen e përkrahjes nga institucionet.

Këtë e ka potencuar edhe themeluesi dhe njëkohësisht drejtori i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar “Anibar”, Vullnet Sanaja, në konferencën për media të mbajtur të martën në kinemanë “ABC”, ku janë shpalosur sërish risitë të cilat do t’i ketë ky edicion e që janë bërë publike që nga fundi i muajit të kaluar. Edicioni i dhjetë i “Anibarit” do të mbahet prej 15 deri më 21 korrik në Pejë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme