Shtetit i kërkohet themelimi i fondit për kulturë të pavarur

Shtetit i kërkohet themelimi i fondit për kulturë të pavarur

Salih Mehmeti 10 July 2019 08:15

Sado që prej vitit 1999 janë aktivizuar për mëkëmbjen e jetës kulturore në vend, organizatat e pavarura ndihen të papërkrahura nga mënyra aktuale e financimit përmes subvencioneve.

Financimi i pamjaftueshëm i programeve, mungesa e hapësirës adekuate për punë, mosekzistimi i financimit ciklik, mungesa e reformave në sistemin publik dhe kriza e vazhdueshme në ndarjen e buxheteve për kulturën, janë identifikuar si disa prej pengesave kryesore për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile në fushën e arteve bashkëkohore dhe të kulturës, shkruan sot Koha Ditore.

Në diskutimin e hapur mbi Skenën e Pavarur mbi Strategjinë e Kulturës 2019-2022, të mbajtur të martën në “Project Space” të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, të pranishmit kanë folur për prioritetet dhe rekomandimet që duhet të përfshihen si propozime në kuadër të Strategjisë së Kulturës. Ka dy dekada që kërkohet e përmendet Strategjia për kulturë.

Tek në fund të vitit të kaluar qenë bërë hapa konkretë, me themelimin e grupit punues.

Duke u shërbyer me përvojën kroate të fondacionit “Kultura Nova”, pjesëmarrësit në diskutim kanë kërkuar mbështetje institucionale për organizatat e shoqërisë civile në fushën e arteve bashkëkohore dhe kulturës në Republikën e Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme