MKRS-ja ndau çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”

MKRS-ja ndau çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”

08 July 2019 11:52

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një ceremonie ka ndarë çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”, ku çmimi kombëtar për veprimtari jetësore iu nda profesorit të ndjerë, Agim Çavdarbasha.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se kjo është një ditë e veçantë pasi ndahen çmime në shenjë mirënjohje për një punë dhe angazhim maksimal.

Ai tha se për këtë ka vendosur juria e cila ka bëre vlerësimin profesional.

“Çmimi kombëtar për veprimtari jetësore postmortum i jepet Agim Çavderbashës dhe çmimi për kontribut vjetor i jepet Agim Salihut. Sot ndjehuni mirë se shteti, MKRS, po e vlerëson punën tuaj”, tha Gashi, raporton ksp.

Në emër të familjes, çmimin për veprimtari jetësore e mori Sebahate Çavderbasha.

“Ndjehem e lumtur dhe më vjen mirë që ky çmim iu nda profesorit Agim Çavderbasha. Ai nuk është vetëm profesor yni, por edhe i përmasave ndërkombëtare. Unë besoj se ato skulptura që gjenden në muze, do të ruhen dhe do të kenë kujdesin maksimal”, u shpreh ajo.

E profesori Agim Salihu tha se çmimi vjetor ka një rëndësi të madhe pasi po vlerësohet puna dhe kontributi i tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme