Kulturë

Refuzohet anëtarësimi i Kosovës në Eurovizion

Është refuzuar propozimi që Kosova të anëtarësohet në Unionin Radio-difuziv Evropian kështu Kosovës i duhet të presë më shumë për të debutuar në Festivalin Evropian të Këngës.

Kosova nuk është pranuar në këtë union për shkak se anëtarët kanë votuar kundër ndryshimit të statutit që do t’i hapte rrugë Kosovës.

Përpara se të niste votimi, 17 shtete, përfshirë Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë, kanë kërkuar të votojnë në fshehtësi. Kërkesa e tyre është pranuar.

Në fund, nga 1186 vota, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.