Kulturë

Hysen Dizdari kthehet nga Kina me tri çmime për filatelinë shqiptare

Descriptive Text

Libri “Nëna Tereza në pullat shqiptare” ka marrë në konkursin botëror “CHINA -2019”, vlerësimin me medaljen në shkallë botërore “Silver”, ka bërë të ditur Hysen Dizdari.

“I ftuar në konkursin botëror të librave për filatelinë – “China 2019”, nga data 11 deri 17 qershor 2019, isha në Kinë i ftuar nga Federata Kineze e Filatelisë, ku konkurrova me tre librat e mi, kushtuar Filatelisë Shqiptare. Dje jam kthyer nge Kina me tre medalje-SILVER për librat e mi”, ka thënë Dizdari, transmeton Koha.net.

Çmimet e tij ishin për librat e tij:

1- Skënderbeu në pullat shqiptare,

2- Nënë Tereza në pullat shqiptare, dhe

3- Flora dhe fauna detare në pullat shqiptare.