Kulturë

Objekti me stil neoklasik i djemve të Pashait

Objekt më të përshtatshëm për të ruajtur dokumentet e moçme në Prishtinë nuk mund të gjendej. E pranon këtë edhe Abaz Makolli, ai që drejton Arkivin Komunal të Prishtinës. Ka rreth 1.5 kilometra material arkivor.

Objekti që ndodhet në qendër të asaj që ka mbetur nga “Prishtina e vjetër” që prej vitit 2008 është bërë strehë e dokumenteve arkivore. Para kësaj ka qenë shkollë, shkruan sot “Koha Ditore”. Një pjesë e nxënësve të shkollës së mesme teknike “28 Nëntori” kanë ndjekur mësimet aty. Dikur ka qenë edhe konvikt për studentë. E krejt në fillim, kur u ndërtua, ishte edhe burg.

Muret e veçanta dhe bodrumi për top-sekrete

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në historikun për këtë monument, që e ka të publikuar në Databazën elektronike të Ministrisë së Kulturës, tregon se ndërtesa e Arkivit Qendror të Prishtinës apo ish-Shkolla e Mesme Teknike, gjendet në zonën e parë të trashëgimisë kulturo-historike të qytetit të Prishtinës. Por, sipas këtij institucioni, “viti i saktë i ndërtimit nuk dihet, por, sipas të dhënave, supozohet se është ndërtuar nga fundi i shekullit XIX nga një arkitekt i panjohur”.

Megjithatë, kjo informatë nuk është e panjohur për arkitekten Florina Jerliu. Në hulumtimet e saj për këtë objekt, ajo ka gjetur se tash Ndërtesa e Arkivit (Ruzhdije) është ndërtuar nga i biri i Jashar Pashës, Abdurrahman Pasha, në vitin 1869.

“Ky është i njëjti vit kur edhe u miratua Ligji perandorak i osmanëve i cili e vendosi raportin laik midis shtetit dhe qytetarisë”, thotë ajo.

Gjithnjë sipas Jerliut, në vitin 1881 ndërtesa u dogj. Por shpejt thotë se u rindërtua nga bijtë e Abdurrahman Pashës: Zija Bej Prishtina, Ali Danish Beu dhe Fuad Pasha... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.