Kulturë

Koncert me shfaqje unike nga bateristët e rinj të Kosovës

Për të gjashtin vit radhazi, Tony Drum Studio- shkollë e profesionalizuar për trajnimin e bateristëve të rinj, organizon koncertin për gjeneratën e re të bateristëve/eve.

Me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, bateristë/e të rinjë të përcjellur live nga muzicientë profesionistë dhe këngëtarja Vala Mulliqi do të japin një shfaqje unike, e vetmja e llojit të tillë në Kosovë.

"Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë shfaqje unike më datën 24 qershor 2019, ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë', thërrasin organizatorët.

Tony Drum Studio është themeluar në vitin 2013 dhe është shkolla e parë e suksesshme për bateri në vendbanimet shqiptare. Ajo organizon për të dytin vite me radhë Festivalin Ndërkombëtar të Perkusioneve “Art-In”. Kjo studio menaxhohet duke u bazuar në iniciativën e themelusit të saj dhe me financim të pjesërishëm nga studentët.

Hyrja për këtë koncert është falas.