Kulturë

“Appeasement” për paqen iluzore me nazistët

Ngjarjet që pasuan paqësimin e Gjermanisë në vitet tridhjetë ishin aq të tmerrshme, saqë vetë fjala paqësim ka marrë konotacion pezhorativ – duke evokuar një përzierjeje të symbylljes dhe pranimit qyqar të një gjendjeje të tmerrshme. 

Prandaj, të shkakton habi teksa e sheh se në çfarë konteksti përdorej kjo fjalë para Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1937, kryeministri i atëhershëm britanik, Neville Chamberlain, po mburrej rreth “planeve gjithëpërfshirëse”, që i kishte në mendje “për paqësimin e Evropës dhe Azisë”, derisa një vit më vonë po bënte thirrje për “paqësimin e përgjithshëm” të Adolf Hitlerit rreth “kësaj çështjeje çekosllovake”, shkruan sot Koha Ditore.

Madje edhe pasi që Hitleri e pushtoi Çekosllovakinë e më pas edhe Poloninë, disa zyrtarë britanikë ende po jepnin këshilla për “pak më shumë paqësim”, siç ka treguar njëri prej tyre. Tingëllon e çmendur tani, ashtu si edhe ka tingëlluar edhe atëherë. Por nuk është edhe aq e pasqarueshme, si duket në shikim të parë. 

“Dëshira për ta shmangur një Luftë të Dytë Botërore ishte mbase dëshira më e kuptueshme dhe më universale në histori”, shkruan Tim Bouverie në “Appeasement: Chamberlain, Hitler, Churchill and dhe Road to War”. Si e tha edhe vetë Chamberlaini gjatë një transmetimi të 1938-s për britanikët: “Lufta është gjë e frikshme”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)