Kulturë

“ETEA” publikon raportin për nivelin e leximit në shkollat fillore publike të Prishtinës

Nxënësit e shkollave fillore publike të Prishtinës nuk lexojnë mjaftueshëm por krahasuar me pritjet dhe rezultatet e dala nga hulumtimet paraprake nxënësit lexojnë dukshëm më shumë.

Këto janë gjetjet e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”, publikuar nga organizata “ETEA”, raporton “Express” i KTV-së.

Raporti sjell të dhëna mbi nivelin e leximit dhe faktorët që ndikojnë në formësimin e shprehisë së leximit tek nxënësit.

Raporti hulumtues mbi lexueshmërinë është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës.

Me rastin e publikimit të tij u mbajt edhe diskutim me të pranishmit, në mesin e së cilëve ishin edhe Drejtori i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” Munish Hyseni dhe psikologu Fitim Uka.