Kulturë

Sivjet në Prizren

Nuk e di kush e ka shpikur këtë, supozoj ndonjëri nga organizatat djathtiste serbe si për shembull “Obraz”, “1389” apo “Zavetnik”, mirëpo, para disa vjetësh filluan të shihen në Beograd grafitet me mbishkrimin “Vitin e ardhshëm në Prizren”, shkruan Aleksandar Pavloviq në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Natyrisht, fjala është për versionin serb të atij viti hebraik “Vitin e ardhshëm në Jerusalem”, të cilin hebrenjtë, duke jetuar të shpërndarë nëpër botë, me shekuj e kanë thënë gjatë solemniteteve të tyre. Porosia është e qartë, ndonëse pas vitit 2000, nëse do të mund të mbrojmë qytetin e Carit, Prizrenin, në zemrat tona, “sikur hebrenjtë Jerusalemin”, do të kthehemi atje dhe ai do të jetë sërish yni, i serbëve.

Më pak për atë që nuk jam ithtar i djathtistëve të përmendur, por më shumë që thjesht nuk jam i prirë të pres, për Zotin, shkova unë në Prizren tani, e jo vitin tjetër. “Ruaje shpinën” më kanë thënë disa të njohur, gjë që e përshkruan mirë idenë të cilën në Beograd e kultivojnë për Prizrenin dhe në përgjithësi për Kosovën, si vende me rrezik të lartë për vizitorët nga Serbia.

I gatshëm për t’u kujdesur, që më ka mbrojtur në kohët e vështira, e kam pyetur mikun tim nga Prishtina, Jeton Nezirajn, se a është rrezik nëse në Prizren shëtis me çantën e cila ka mbishkrimin “Instituti i Filozofisë dhe i Teorisë Shoqërore”, në të cilin punoj. “Në Prizren mund të shëtisësh edhe në brekë”, m’u përgjigj Jetoni, dhe do të thosha se kishte të drejtë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.