Kulturë

U promovua në Prishtinë libri i Jasques Baudouinit kushtuar Thaçit

Është promovuar sot, në Prishtinë, libri "Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës", i autorit Jasques Baudouin, bën të ditur rtk.

Libri është shkruar nga Jacques Baudouin, ndërsa parathënia është shkruar Bernard Kouchner dhe është botuar edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Buzuku”.

Nuri Behxheti, recensent i librit, tha se libri "në qendër të vëmendjes ka një vend dhe personazh. Vëmendjen më të madhe në narracionin tonë ia kushton Kosovës personazhi kryesor, këtë meritë ia atribuon autori presidentit Hashim Thaçit”, tha ai. Ndërsa profesori Ibrahim Gashi tha se autori i këtij libri në mënyrë kompetente hedh dritë mbi atë çfarë ka kaluar Kosova.

Daan Everts, ish- shef i misionit të OSBE-së tha se gjithmonë duhet kujtuar e kaluara në Kosovë.

E autori i këtij libri, Jascques Baudouin tha se për të bërë një shtet të së drejtës, duhet të luftohet për të drejtën. Tha se këtë libër e ka bërë për lexuesin francez, për tu njohur me vuajtjet e shqiptarëve.