Çfarë është Baptisteri i Butrintit?

Çfarë është Baptisteri i Butrintit?

11 June 2019 15:54

Baptisteri i Butrintit është monument i rëndësishëm i periudhës paleokristiane.

Përbëhet nga salla e pagëzimit dhe një sallë ndihmëse në veri të saj, të dyja të shtruara me mozaik.

Salla e parë është rrethore në plan me diametër 13.50 m, brendashkruar një kuadrati, me dy radhë kolonash graniti.

Figurat e mozaikut, kryesisht nga bota e kafshëve, janë vendosur në 69 medalione në shtatë rrathë bashkëqendrorë, që ndërpriten nga dy skena. Salla mendohet të jetë mbuluar me sistem qemeresh e kupolë qendrore mbi kolonat.

Është ndërtuar në mesin e shek. VI. Edhe salla tjetër përafërsisht drejtkëndëshe, është e shtruar me mozaik me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike.

Mozaikët kanë vlera të veçanta artistike dhe zbukurimorja paraqet karakteristika të përbashkëta për një krahinë të gjerë që nga Vjosa deri në Nikopojë / dita.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme