Mbahet edicioni i parë i “Hey sunday fest” në Kanionin e Komanit

Mbahet edicioni i parë i “Hey sunday fest” në Kanionin e Komanit

10 June 2019 21:30

Kanioni i Komanit këtë fundjavë është eksploruar nga një grup i të rinjve të Kosovës.

Liqeni i cili është rezervar i lumit Drin të Shqipërisë së Veriut, është vizituar nga dhjetëra të rinj, të cilët kishin ardhur për t’u argëtuar nën ritmet e ngjarjes “Hey sunday fest”, raporton “Express” i KTV-së.

Duke udhëtuar me traget, ata për katër orë kanë përshkuar destinacionin Fierzë-Koman që është i rrethuar nga kodra të dendura dhe të pyllëzuara.

Organizatorët kanë thënë se ardhja e këtyre të rinjve është bërë që të vizitohet dhe promovohet ky territor që shtrihet në luginën e Valbonës.

Gjashtë DJ ndër më të njohurit të Prishtinës, për herë të parë, kanë elektrizuar skenën e “Hey sunday fest”, që është mbajtur në këtë liqen artificial, i cili është vetëm një orë larg nga qyteti i Gjakovës.

Liqeni i Komanit konsiderohet të jetë perla turistike e së ardhmes së turizmit të Shqipërisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme