Berisha tregon kush ka rolin më të vështirë, regjisorja apo aktorja

Fytyrat publike kanë disa mesazhe për Burbuqe Berishën

09 June 2019 21:54
23:21

Miqtë e regjisores Burbuqe Berisha kanë pasur disa mesazhe surprizë për të, në kuadër të emisionit “Talk” në KTV.

Mes emocionesh, Berisha ka treguar se mundohet të mbajë raporte të mira me të gjithë pavarësisht rrethanave e situatave. Në fund tre miq të saj patën mesazhe befasuese për regjisoren.

22:25

Burbuqe Berisha me shumë emocione rrëfen për jetën personale

Gjatë emisionit “Talk”, mes shumë rrëfimeve e bisedës që u zhvillua në kuadër të temës “Një vepër arti është një rrëfim”, regjisorja Burbuqe Berisha ka shkëputur edhe një rrëfim nga jeta e saj personale.

Edhe pse ajo gjithmonë ka qenë e rezervuar që të flasë publikisht për jetën personale, këtë herë bëri përjashtim.

Ajo tregoi se jeta e saj s’ka qenë aspak e lehtë, se ka kaluar shumë sfida dhe ka sakrifikuar shumë për familjen. Gjithë rrëfimin e shkëput mes lotësh e emocionesh.

21:54

Berisha tregon kush ka rolin më të vështirë, regjisorja apo aktorja

Një përgjigje interesante ka dhënë regjisorja Burbuqe Berisha në pyetjen se kush ka rolin më të vështirë në një projekt, regjisorja apo aktorja.

Në “Talk” të KTV-së ajo ka thënë se “aktoret që mos të hidhërohen”, por ka shtuar se e vërteta është ndryshe.

Sipas saj, regjisoret janë ato që bëjnë punën kryesore dhe duhet të kujdesen për çdo gjë që të realizohet një film apo një shfaqje me sukses.

Ajo po ashtu ka rrëfyer se çka shijon një aktor dhe një regjisor gjatë filmit apo shfaqjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme