“Fshehtësia e zbulimit të hanës” nga Veton Surroi, më i shituri në Panairin e Librit Foto: Driton Paçarada / Koha

“Fshehtësia e zbulimit të hanës” nga Veton Surroi, më i shituri në Panairin e Librit

09 June 2019 17:04

Në ditën e fundit të Panairit të 21-të të Librit në Prishtinë, Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) ka publikuar të dhënat zyrtare të librave më të shitur të këtij edicioni.

Të ndarë në tri kategori, në atë të Librave më të shitur me autorë shqiptarë, në Librat më të shitur të përkthyer dhe në Librat më të shitur për fëmijë, SHBK ka publikuar top 5 librat më të shitur të të tri kategorive, raporton Koha.net.

Në kategorinë e Librave me autorë shqiptarë, libri i Veton Surroit, “Fshehtësia e zbulimit të hanës” nga Botimet KOHA, është shpallur më i shituri, i ndjekur nga Fatos Kongoli me librin “Gënjeshtarë të vegjël”, “Muhaxhirët” nga Bejtulla Destani në vendin e tretë, “Ditar i një gruaje të Kosovës” nga Sevdije Ahmeti në të katërtin dhe “Mesjeta ime” nga Ag Apolloni në vendin e pestë.

Për Surroin, kjo nuk është hera e parë që librat e tij dalin si më të shiturit në Panairin e Librit, pasi edhe me librat e mëhershëm, si “Miliarderi”, “Gorillat që s’i pamë”, “Ambasadori i Melkidezekut”, “Këmbët e gjarprit”, “Lopa e Macchiatos” e “Marie Gjoni” janë vlerësuar më të shiturit e panaireve të librit ndër vite.

Në kategorinë e Librave të përkthyer, më i shituri është shpallur “Forca e faktit” nga Hans Rosling, kurse te kategoria e Librave për fëmijë, më i shituri ka qenë “Ditari i Gregut” me autor Jeff Kinney.

Më poshtë top 5 librat më të shitur nga tri kategoritë.

TOP 5 LIBRAT MË TË SHITUR (AUTORË SHQIPTARË)

  1. “Fshehtësia e zbulimit të hanës” nga Veton Surroi, botuar nga Koha
  2. “Gënjeshtarë të vegjël” nga Fatos Kongoli, botuar nga Toena
  3. “Muhaxhirët” nga Bejtulla Destani, botuar nga Artini
  4. “Ditar i një gruaje të Kosovës” nga Sevdije Ahmeti, botuar nga Buzuku
  5. “Mesjeta ime” nga Ag Apolloni, botuar nga Bard Books

TOP 5 LIBRAT MË TË SHITUR (TË PËRKTHYER)

  1. “Forca e faktit” nga Hans Rosling, botuar nga Pema
  2. “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera, botuar nga Dituria
  3. “Të bëhesh” nga Michelle Obama, botuar nga Dudaj
  4. “Zëra nga Çernobili” nga Svetlana Aleksieviç, botuar nga Buzuku
  5. “Hipi” nga Paulo Coelho, botuar nga Toena

TOP 5 LIBRAT MË TË SHITUR PËR FËMIJË

  1. “Ditari i Gregut” me autor Jeff Kinney, botuar nga Ideart
  2. “Gol 1” nga Antuan Grizman, botuar nga Botart
  3. “Aventurat e Kapiten Brekushit” nga Dav Pilkey, botuar nga Bota Shqiptare
  4. “Histori përpara gjumit për vajza rebele (2)” nga Elena Favilli dhe Francesca Cavallo, botuar nga Pema
  5. “Kuzhina e bebit” nga Arijana Roka, botuar nga Magjia e librit

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme