“Ma” me stereotipin e parapëlqyer të Hollywoodit

“Ma” me stereotipin e parapëlqyer të Hollywoodit

09 June 2019 17:31

Filmi më i fundit i Octavia Spencerit është një karnaval i kripur i ngjethjes dhe një goditje totale. 

Në filmin “Ma”, ylli fitues i çmimit të Academy Award’s e luan rolin e Su Ann, një vetmitare që krijon miqësi të papërshtatshme për nga mosha me një grup të rinjsh lokalë, duke i lejuar ata që të kalojnë kohë dhe të organizojnë ahengje në bodrumin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Aty, megjithatë, dominojnë disa kushte ogurzeza: të rinjtë duhet ta thërrasin Su Annin “Ma” dhe kurrë, në asnjë rrethanë, nuk duhet të ngjiten sipër në shtëpinë e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është arsyeja pse ky nuk është një rrëfim i këndshëm që mund të kuptohet ndër gjenerata; është një horror psikologjik që ndjell tmerrim, i realizuar nga regjisori i filmave “Insidious”, “The Purge” dhe “Get Out”. Dhe për ata që kanë njohuri më të thella për historinë e kulturën amerikane, filmi gërsheton edhe një tjetër nivel: “Ma” është shkurtesë për dadot afro-amerikane, apo jo? 

Historia e grave afro-amerikane të shpërfaqura në ekran është e lidhur ngushtë me figurën e dados, një karikaturë raciste e divorcuar prej realitetit të relacioneve racore të ShBA-së gjatë kohës së skllavërisë dhe më tutje. 

Të portretizuara tradicionalisht si gra lëkurëmurrme e mbipeshë, që bartin shamia koke dhe shall, dadot punësohen kryesisht nga familjet e bardha për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe janë tejet të përkushtuara për detyrën që kryejnë. 

Kështu ndodh edhe në filmin kinematografik e tejet racist të Griffithit të DW më 1915 “The Birth of a Nation”, ku dadoja e mbron shtëpinë e padronit nga ushtarët e unionit dhe kësisoj ndodh edhe në filmin tjetër “The Jazz Singer”. Kur, më 1939, Hattie Mc- Daniel bëhet aktorja e parë afro-amerikane që fiton çmim në “Academy Award”, ajo e portretizon rolin e një dadoje në filmin “Gone with the Wind”, dhe pastaj, shtatë dekada më vonë, vetë Spenceri fiton “Oscar” me filmin “The Help”, në të cilin ajo e luan rolin e një ndihmëseje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme