Imazhet e rrugëtimit të Ismail Qemalit

Imazhet e rrugëtimit të Ismail Qemalit

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 09 June 2019 13:22

Fotografia më e njohur e Ismail Qemalit mbetet ajo në ballkonin e Qeverisë shqiptare. Pakkush e di që ajo është shkrepur në njëvjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet. 

Shteti shqiptar nuk ka një fotografi të ditës së 28 nëntorit të vitit 1912, kur pas 500 vjetëve nën pushtimin e Perandorisë Osmane një ish-zyrtar i lartë i saj u vu në krye të lëvizjes që solli mëvetësinë e Shqipërisë. Historia e Ismail Qemalit është një rrugë interesante, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi duke qenë zyrtar perandorak. Kur nisi të punonte për Shqipërinë e Pavarur nga Perandoria u quajt i rebeluar. Madje edhe kushëriri i tij, Eqrem Bej Vlora, në kujtimet e tij cek se kur fitoi një pozitë në vitet e fundit të Perandorisë, eprorët e tij i kujtuan se është nip i një ish-zyrtari të rebeluar. 

Por pasi e shpalli Shqipërinë shtet, Qemali nuk qëndroi shumë në këtë vend. Iku në Itali, ku edhe vdiq. Fotografike e dokumentare mund të shihet ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, që është hapur më Muzeun Kombëtar të Kosovës si një bashkëpunim midis këtij institucioni dhe Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë.

Arratisja nga Perandoria

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë është dokumenti që futi në histori një grup delegatësh të të gjitha trojeve shqiptare. Një pamje e këtij dokumenti është edhe në ekspozitën që gjendet në katin përdhes të Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Në njërin version vjen si “Akti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë” e në një tjetër si fotografi e Kel Marubit e shkrepur në 25-vjetorin e ditës më të rëndësishme të shtetit bregdetar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme