Ylli botëror që thyen kufijtë e tubës

Ylli botëror që thyen kufijtë e tubës

Salih Mehmeti 09 June 2019 15:22

Ka pasur koncerte të stërmbushura sikur të performonte muzikë rock. Luan në tubë, por për të ajo është një instrument i butë që mund të sjellë shumë gjëra të bukura. 

“Me të audiencës mund t’i tregosh se mund të luash butë e me ndjeshmëri”, e nis rrëfimin e tij tubisti francez Thomas Leleu. Është vetëm 31 vjeç, por ylli i karrierës së tij ka shndritur aq shpesh brenda këtyre viteve. Në vitin 2012, si 24-vjeçar, ai fitoi çmimin e solistit instrumental të vitit në garat vjetore të muzikës klasike në Francë ‘Victories de la musique classique’. 

Kështu, ai u bë tubisti i parë në historikun e këtij evenimenti, që mori një çmim të tillë. Sipas kritikës, në duart e tij “tuba shfaq krejt pasurinë e saj, bukurinë, kompleksitetin, një varg i tërë që duket i pafund”, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë viteve të kalitjes së tij si muzikant, ai kishte krah për krah edhe tubistët me nam francezë, Gerard Buquet dhe Bernard Neuranter. Tani ka ardhur në Prishtinë për të dytën herë. Thotë se vëren ndërtime të reja, por nuk ka kapur ende shpirtin e gjallërisë së rrugëve e shesheve të kryeqytetit të Kosovës. 

Kujton me respekt miqësinë me organizatorët e festivalit “Re- Musica”, edicioni i 18-të i të cilit u mbajt prej 24 majit deri më 2 qershor, miqtë e tij në Prishtinë, Donika Rudin, drejtoreshë e festivalit dhe të atin e saj, kompozitorin e dirigjentin e njohur, Rafet Rudi. 

“Për mua është gjithnjë kënaqësi të vij të performoj, aq më tepër në një vend për të cilin ne mendojmë që nuk ka muzikë. Është kënaqësi për mua të zbuloj një vend të ri”, thotë Leleu...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme