Shtigjet janë librat me të mirë që kam lexuar ndonjëherë

Shtigjet janë librat me të mirë që kam lexuar ndonjëherë

09 June 2019 07:30

Sali Shoshi është arkitekt dhe aktivist mjedisor nga Kosova. Ai u lind në Dujakë të Gjakovës më 1974.

Shoshi ishte angazhuar në konservimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës për 17 vjet si anëtar i fondacionit kosovar “Cultural Heritage Without Borders – CHwB Kosova”.

Shoshi është i angazhuar në iniciativa dhe projekte të shumta për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në kontekste të paskonfliktit dhe transicionit.

----

Kufijtë. Që kur erdhi njeriu në tokë, shumë luftëra janë bërë nëpër botë për të bërë kufij. Ato bëhen për të definuar shtete, për të kufizuar popuj. Shpesh, në anën përtej kufirit, njeriu dëgjon një gjuhë tjetër, tjetër ligj, ngjyra të tjera flamuri, uniformë tjetër policësh, simbole të tjera në shenja trafiku. Por, sa herë dal në anën tjetër të kufirit, rutina është e njëjtë, shkruan sot Koha Ditore.

Dikush ngutet për punë, dikush për në shkollë, kafenetë janë përplot njerëz, çiftet shëtisin skutave, fëmijët çapurisin parqeve. Ashtu sikur këndej kufirit, edhe andej, trëndafilat janë të kuq ose të verdhë, zambakët kanë aromë të njëjtë, bletët kërkojnë nektar, zogjtë mbledhin krimbat për t’i ushqyer të vegjlit. Zoti kur krijoi tokën nuk e kishte idenë e kufijve. Ai na fali tokën, diellin, hënën, fushën, malin, buzëqeshjen, dashurinë. Ne vendosëm kufijtë!

Diskriminimi. Kur isha i vogël mora pjesë në një garë shkollore. Dikush që ishte ulur afër meje e me kopjonte arriti rezultat me të mirë se unë. E kuptova se nuk mund të fitoja, sepse ishte problem prejardhja ime e fshatit. Pata qarë nga zhgënjimi. Më vonë u diskriminova për shkak të etnisë sime. M’u privua e drejta për shkollim, për gjuhë, për informim, për jetë. Diskriminimi, kjo dukuri e përditshme. Diskriminim në bazë të krahinës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, etnisë, fuqisë. I fuqishmi diskriminon të dobëtin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme