Kulturë

Regjisori Bujar Alimani fton aktorët në audicion për film të metrazhit të gjatë

Regjisori i njohur shqiptar Bujar Alimani do të mbajë një audicion për aktorë, për një film të metrazhit të gjatë, njoftojnë mediat e Tiranës.

Sipas tij, ky audicion do të mbahet prej 11 deri më 13 qershor. Ai po ashtu ka njoftuar se ky film do të punohet sipas skenarit Katia Kittendorf e me regji të Bujar Alimanit, në Teatrin Eskperimental “Kujtim Spahivogli”, në Sallën Goethe, në Tiranë.

“Aktorët mund të lajmërohen në 0674963955, 0676055626”, Alimani.