Kulturë

Serbët vazhdojnë protestat kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan”, thirrje “Kosova është Serbi”

Një grup i vogël prej rreth 20 vetave në Serbi kanë protestuar për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, raporton Koha Ditore.

Protestuesit kanë tentuar të afrohen tek hapësirë në të cilën po mbahet festivali, por ata janë lejuar nga policia.

Sot nis “Mirëdita, dobar dan!”, festivali që synon të thyejë barrierat Kosovë-Serbi

"Kosova është Serbi", "Nuk i lejojmë festivalet kur serbët në Kosovë maltretohën", kanë qenë thirrjet e protestuesve, të cilët po ashtu kanë lëshuar këngë nacionaliste.

{gallery}

Milica Gjurgjeviq, organizatore e protestës ka thënë se është e patolerueshme që Kosova të paraqitet në Beograd si shtet.

“Është e patolerueshme që Kosova të paraqitet si shtet këtu. Në këtë festival do të paraqiten filma që policinë serbe i paraqesin si terroristë", ka thënë ajo.