“Outrages” – një rishikim mbi seksin dhe censurën

“Outrages” – një rishikim mbi seksin dhe censurën

26 May 2019 18:25

Në verën e 1892-s poeti John Addington Symonds e dërgon të dashurin e tij, një gondolier venedikas i quajtur Angelo Fusato, në një xhiro nëpër Britani, përfshirë vizitën në shtëpinë ku Fusato pozoi si shërbëtor i Symondsit. 

Bashkëshortja e Symondsit, Catherine, dhe e bija e tij asokohe jetonin të qeta në Davos, shkruan sot Koha Ditore.

Pas takimit të tij të parë me Fusaton, Symonds shkroi: “Ai ishte shtathedhur dhe i ashpër, ama edhe tepër i dobët... rrallëherë ndalej por ecte me një hijeshi unike, rrëmbyese... Kishte sy të mëdhenj përvëlues, shikim të mprehtë e goditës si vetë rryma... Më shtangoi dhe më mahniti”. 

Dashuria, megjithatë, nuk u transformua aty për aty në art. Symondsi e shkroi një sonet të keq për nder të Fusatos. Kur Symondsi vdiq më 1893, Fusatoi punoi për shkrimtaren Constance Fenimore Woolson në Venedik. 

Pas vetëvrasjes së saj një vit më vonë, ai u bë gondolieri i Henry Jamesit, meqë Jamesi, i cili ishte mik i afërt i Woolsonit, përpiqej të merrej me letra. Ndonëse nuk dihet nëse Woolsoni ka qenë i informuar për Fusaton dhe Symondsin, Jamesi pa dyshim se ishte në dijeni. Ai ishte i magjepsur nga përpjekjet e Symondsit për ta mbërthyer homoseksualizmin e tij dhe në vitin 1896 ishte njëri prej lexuesve të hershëm të pamfletit privat të Symondsit, “A Problem in Modern Ethics”. 

Pothuajse një dekadë më herët, Jamesi kishte diskutuar rreth Symondsit me Edmund Gossen, duke mësuar “për estetizmin e tij ekstrem dhe disi histerik” dhe për mospajtimin e bashkëshortes së tij me punën e bashkëshortit, “duke i parë librat e tij si imoralë, paganë, hiperestetikë, etj.”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme