Udhëtimi i errët në zemër të tregtisë së drogës

Udhëtimi i errët në zemër të tregtisë së drogës

26 May 2019 17:02

Filmi i Ciro Guerras, “Embrace of the Serpent”’, i vitit 2015, ishte një udhëtim i guximshëm në zemër të xhunglës së errët të Kolumbisë, thënë troç dhe figurativisht, plot me frikë kurtziane. 

Ai tani është futur në një bashkëpunim mahnitës me producenten doajene, Cristina Gallego, për të prodhuar një film intrigues dhe mahnitës, që ishte në listën e ngushtë të Colombias për filmin më të mirë të huaj në çmimet e përvitshme të Academy Awards, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte një doku-dramë kinse-etnografike për luftën e egër epike, duke përzier aktorë profesionistë dhe joprofesionistë. Kjo është një mënyrë e prodhimit të filmit që shkon në kufij të narracionit dhe modeleve të përgjithshme, dhe sjell imazhe dhe ide goditëse. 

Me ngjarjen që shtrihet në një periudhë kohore prej njëzet vjetësh, prej viteve gjashtëdhjetë deri në të ato tetëdhjetë, “Birds of Passage” është një rikrijim poetik i ngritjes së tregtisë kolumbiane të marihuanës në një seri prej “këngësh” potenciale të titulluara “Wild Grass”, “The Graves”, “Prosperity”, “Tha War” dhe “Limbo”. 

Dramën nuk e sjell nëpërmjet jetës së dilerëve të kamur dhe përdoruesve amerikanë, por në mesin e atyre prodhuesve dhe furnizuesve kolumbianë, duke ia paraqitur botës një koreografi ëndrrash...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme