Kulturë

“Pain and Glory” për dhembjen dhe lavdinë e Almodóvarit

Descriptive Text

Në filmin e Pedro Almodóvarit “Pain and Glory” (Dhembje dhe lavdi) shfaqet një afishe e varur në murin e shtëpisë së njërit prej karaktereve që e reklamon filmin “8 ½” të Fellinit dhe kjo mund ta nënkuptojë vetëm një gjë. 

Që ky do të jetë një prej “atyre” filmave. Herët apo vonë, filmbërësit vendosin në njëfarë moshe se duhet ta bëjnë një dramë gjysmautobiografike, në të cilën mund t’ia hedhin një shikim prapa rinisë dhe karrierës së tyre, dhe tani, më në fund, është radha e Almodóvarit, shkruan sot Koha Ditore.

Heroi i filmit (Antonio Banderas) mund të quhet Salvador Mallo ama është një filmbërës i shtyrë në moshë, homoseksual, i vendosur në Madrid dhe ka mjekër të bardhë dhe flokë të thinjur. 

Veshjet e tija të stilit disko janë nga dollapi i Almodóvarit teksa banesa retro-shik ku zhvillohet pjesa më e madhe e filmit është pikërisht ajo në të cilën jeton Almodóvari. Qartazi, dikush e ka marrë për zemër parimin “shkruaje atë që e di”. “Pain and Glory” është i këndshëm, siç dinë të jenë të këtillë filma. 

Mirëpo nëse Almodóvari ia del të korrë sukses me të, këtë nuk do ta bëjë meqë i ka ndërtuar kujtimet dhe reflektimet e tij në një stil alla-Fellini për jetën e artin, por për shkak se e ka bërë pikërisht të kundërtën dhe ka modeluar një koleksion modest të bashkëbisedimeve shushuritëse.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)